Pedagogët: Mësimi online, jo efikas/ Studentët duan të kthehen në auditore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pedagogët: Mësimi online, jo efikas/ Studentët duan të kthehen në auditore

Mësimi online ka rezultuar jo efikas në disa degë të caktuara të universitetit.

Këtë e pranojnë edhe pedagogët duke evidentuar mangësitë e një klase virtuale. Luan Myrtaj, pedagog i inxhinierisë së ndërtimit tregon për Vizion Plus, arsyet pse mësimdhënia apo ndërveprimi me studentin, vështirësohet në distancë.

 

LUAN MYRTAJ

Advertisement

PEDAGOG

“Në mësimin online ne flasim pak a shumë si në boshllëk, kemi ekranin, shohim emrat e studentëve që janë pjesëmarrës, por komunikimi me ata qoftë vizual apo audio është problematik. Aktivizimi i studentëve është shumë i ulët, pothuaj inekzistent. Një inxhinier ndërtimi që ka shumë mangësira, pavarësisht që e përjetoi edhe tërmetin që kaloi, nuk do jetë i aftë të ndërtojë nesër ndërtesa antisizmike.”


Sipas Myrtaj, vlerësimi i duhur për njohuritë që ka përftuar studenti në inxhinieri përgjatë këtij viti akademik, nuk mund të përcaktohet nga një provim i kryer virtualisht.

 

Advertisement

LUAN MYRTAJ

PEDAGOG

“Provimi është i pamundur të zhvillohet online, unë s’do e pranoja kurrë një provim online.

Në Inxhinieri është e pamundur. Një ushtrim ka një përfundim, por zgjidhje dhe rrugë të ndryshme, ne këtë vlerësojmë. Sepse thjesht rezultatin, përfundimin studenti edhe e merr të gatshëm nga diku, pas ekranit.”

Advertisement

 

Nga ana tjetër edhe një pjesë e studentëve nuk e kanë përkrahur këtë metodë, pasi për ta mësimi online nuk e zëvendëson leksionin dhe seminarin në auditor.

 

GENTJANA LALA

Advertisement

STUDENTE E EKONOMISE

“Mësimi online ka pasur probleme, sepse herë aksesohet dhe herë jo, mund të kemi probleme dhe me internetin. Unë personalish kam problem edhe me përqëndrimin. Nga ekrani duhet të ndjekësh pedagogun kur shpjegon, vizualisht dhe me zë, të mbash dhe shënime. Kjo nuk më ka rezultuar eficiente, nuk ka produktivitet për mua mësimi virtualisht.”

 

Procesi nga shtëpia për universitetet do të vijojë deri në një afat të pacaktuar, ku pedagogët dhe studentët do t’u duhet ta sigurojnë vetë infrastrukturën për të zhvilluar mësimin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy