Pedagogët duan rritje rroge me 50%: Ndryshe bojkotojmë nisjen e vitit të ri akademik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pedagogët duan rritje rroge me 50%: Ndryshe bojkotojmë nisjen e vitit të ri akademik

Ashtu siç dhe kishin paralajmëruar, pedagogët nga të gjitha universitetet në vend zhvilluan një protestë pranë Univeristetit Politeknik të Tiranës.

 

Qëllimi i këtij tubimi ishin kushtet më të mira të punës dhe rritja e pagave për punonjësit e universiteteve.

 

Advertisement

Ata kërkuan që të plotësohen kërkesat e tyre, në të kundërt nuk do të hyjnë në auditore.

 

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, i i ka bërë thirrje Ramës për të përmbushur kërkesën e tyre pwr rritje të pagës me 50% brenda dy viteve.

 

Advertisement

“E mirëpresim kryeministrin për rektoratin, por jo lëmoshë apo karamele. Me lëmoshë nuk gënjehemi. Bëhet fjalë për qëndrim esencial ndaj arsimit të lartë publik, që t’i përgjigjet ekonomisë së vendit dhe kërkimit shkencor. Pa kërkim shkencor, nuk ka zhvillim. Rritja 50% për dy vite është e panegociueshme,” 

 

 

Pedagogët kërkuan mirkuptim dhe mbeshtetje nga studentët.

Advertisement

 

Në përfundim të tubimit, pedadoget  paralajmëruan qeverinë se nëse nuk do të bëjë asnjë veprim për të realizuar kërkesat, atëherë do të rikthehen në protestë më 17 tetor, ditë kur nis viti akademik

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy