PD sulmon Ramën për zjarret: Propagandë e neveritshme, je fatkeqësia e shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD sulmon Ramën për zjarret: Propagandë e neveritshme, je fatkeqësia e shqiptarëve

Partia Demokratike reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për menaxhimin e situatës së zjarreve gjatë verës.

 

Deputeti i zgjedhur, Tomor Alizoti i konsideroi fjalët e Ramës si propagandë.

 

Advertisement

Në rrjetet sociale, ai kërkoi që jo vetëm zjarrvënësit të përballen me ligjin, por edhe ata që kanë shpërdoruar detyrën dhe janë përfshirë në korrupsion.

 

“Sot, qytetarët dëgjuan edhe njëherë propagandën e neveritshme që prej shumë kohësh përmbys të vërtetën, për t’iu fshehur përgjegjësive dhe për ta shitur dështimin si sukses. Është e qartë për të gjithë, braktisja e forcave të ushtrisë dhe skuadrave të emergjencave civile. Ata u përballën me zjarret me mjete rrethanore ndërsa Rama, shëtiste me helikopterin që duhej të ndihmonte në përballjen me zjarret. Mirënjohje partnerëve tanë euro-atlantikë dhe Kosovës, pa ndihmën e të cilëve dhe pa vullnetin e personelit të ushtrisë dhe emergjencave, të braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit, kostot e keqmenaxhimit, paaftësisë dhe korrupsionit të këtij regjimi, do të ishin edhe më të frikshme për qytetarët dhe pasurinë tonë natyrore. E domosdoshme që ligji të veprojë kundër zjarrvënësve, por edhe më rëndësishme që përpara ligjit të japin llogari  ata që kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi, të cilët janë zjarrvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy