PD: Shqiptarët nuk e meritojnë një kryeministër që i tall

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD: Shqiptarët nuk e meritojnë një kryeministër që i tall

Partia Demokratike vazhdon të akuzoje qeverinë për mënyrën sesi po e menaxhon situatën e pandemisë.

Bardh Spahia shkruan se në vend të transparencës e planit konkret për përballimin e pandemisë dhe sigurimin e vaksinës anti covid-19, ofrohet vetëm propaganda, se paskemi një kryeministër shpëtimtar.

 

E kur situata rëndohet, mes heshtjes së imponuar, lodhjes me mashtrime apo dorëzimit, se për shëndetin tënd duhet të paguash nga xhepi, pasi taksat e tua shkojnë për koncesione korruptive e jo shërbime, atëherë është koha për të kuptuar se zgjidhjen e kemi vetë në dorë.

Advertisement

 

 

Zyrtari demokrat thotë se shifrat në rritje të të infektuarve e fataliteteve nga Covid-19, pa një rritje kapacitetesh përtej atyre modeste të kryeqytetit, shoqërohen me heshtje apo akoma më keq, me impenjim për shfaqje qesharake propagande, më të kushtueshme se 2 mijë vaksinat e siguruara në mënyrë sekrete.

 

Advertisement

Covid-19 sprovoi edhe shtetet më të fuqishme në kapacitete, por askund nuk ka një model si rregjimi i Edi Ramës që shpenzimin kryesor e ka për fasadën e propagandës.Qytetarët shqiptarë nuk meritojnë një qeverisje të tillë, që i braktis e i tall! Nuk meritojnë një kryeministër që në vend që të bëjë detyrën, i thur lavde vetes. Sa më të mëdha dështimet e skandalet, aq më shumë Edi Rama luan rolin e gaztorit.Shqiptarët meritojnë një qeveri e një kryeministër që kujdeset dhe e ka një plan konkret për ta.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy