Partia demokratike shpall këtë të enjte programin e saj elektoral.
Disa nga shtyllat kryesore të planit ekonomik janë: taksa e sheshtë 9 për qind, thjeshtimi i çdo procedure për biznesin si dhe heqja e barrierave për të ndihmuar sipërmarrësit.
Advertisement
Po ashtu, taksat që do të përcaktohen në vitin e parë qeverisës, nuk do të ndryshohen deri në fund të mandatit.
Partia demokratike synon që në fund të katër viteve qeverisje të ketë hapur 110 mijë vende të reja pune dhe rritja ekonomike të jetë 5.5%.
Advertisement
Ndër objektivat kryesore të programit të opozitës janë edhe dyfishimi i të ardhurave për fryme, reduktimi me 50% i treguesve të varfërisë dhe mbështetja e familjes dhe të rinjve.