PD: Rama mashtroi mësuesit, premtimi për pagat nuk u mbajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD: Rama mashtroi mësuesit, premtimi për pagat nuk u mbajt

Opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se mashtroi mesuesit dhe edukatoret.

 

Sipas ish deputetes Albana Vokshi premtimi i qeverise per rritjen e pagave nuk u mbajt.

 

Advertisement

 

 Sot 38 mijë mësues dhe edukatorë janë të lodhur, të frustruar, të dekurajuar dhe të zemëruar me Edi Ramën! Premtimi për pagat jo vetëm nuk u mbajt, por ata po shfrytëzohen si skllevër, me dhjetëra orë të papaguara dhe të pambrojtur nga Covid. Me këtë rritje qesharake për 8 vjet, mësuesit nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, jo më të sigurojnë një jetesë më të mirë për vete dhe familjet e tyre. Dështimi i Shqipërisë në këto 8 vjet ka një pergjigje: Edi Rama dhe miqtë e tij më të afërt merakosen vetëm për veten e tyre. Për paratë që marrin nga korrupsioni, për vilat e tyre, për llogaritë e tyre bankare. Kur qeveria dhe njerëzit e Ramës e kanë mendjen të pasurohen në kurriz të publikut, është fare e qartë pse shkatërrohet Shqipëria, shkatërrohet arsimi.  Pa trajtuar me dinjitet mësuesit, nuk ka të ardhme për një vend.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy