PD publikon videon: Rama dhe Berisha janë të lidhur dhe koordinohen me njëri-tjetrin.

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD publikon videon: Rama dhe Berisha janë të lidhur dhe koordinohen me njëri-tjetrin.

Partia Demokratike ka publikuar një video nëpërmjet të së cilës tregon se sipas saj, kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

 

Sipas PD, ata kanë një hall të përbashkët: I përkasin politikës së tranzicionit që po e mban peng Shqipërinë.

 

Advertisement

‘Është e qartë për të gjithë që janë të lidhur dhe koordinohen me njëri-tjetrin. Ajo që u pa në parlament është vetëm maja e ajsbergut. Qëllimi i tyre është të shkatërrojnë Partinë Demokratike. Rama për arsyet e tij politike. Berisha për arsyet e tij personale. Ata kanë një hall të përbashkët: I përkasin politikës së tranzicionit që po e mban peng Shqipërinë. Askush nuk ka më iluzione, zgjidh Ramën dhe merr Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën’, shkruan PD

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy