PD, propozim për “Diasporën”, Bylykbashi: Refuzojmë me forcë kufizimet që PS po u vë emigrantëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Demokratike do të çojë në parlament propozimin e saj ligjor për votën e diasporës. Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi shpjegon se janë 1.8 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe opozita kërkon që të gjithë këta ta kenë të garantuar të drejtën e votës aty ku jetojnë, pavarësisht nëse e kanë një adresë të ligjshme apo jo.

“Kushdo është emigrant, është student, është ushtarak, është me punë për një afat të gjatë dhe ndodhet jashtë Shqipërisë të ketë të drejtën për tu regjistruar dhe për të votuar”, deklaroi Bylykbashi.

Bylykbashi shpjegon se opozita nuk do të pranojë draftin e socialistëve për votën e diasporës, pasi mazhoranca vendos si kusht për të votuar pasjen e një adrese të ligjshme, duke iu hequr të drejtën e votës shumë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Ne kundërshtojmë në mënyrë absolute kufizimin që i vë PS me propozimin e saj emigrantëve, duke u thënë ju mund të votoni vetëm nëse ju jeni të regjistruar në mënyrë të ligjshme në shtetin ku jetoni. Këta janë shqiptarë, shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme po të drejtën e votës në Shqipëri e kanë gjithmonë të ligjshme me kushtetutë”, tha ai.

Advertisement

Tashmë që socialistët kanë mbyllur çdo shteg negociatë për realizimin e një reforme të plotë zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaron se qysh në krye të herës qëllimi i kryeministrit Edi Rama ka qenë i qartë.

‘Objektivi ishte mbajtja e status quos. Atë që ai e ka rrëmbyer, do ta mbajë në atë formë sepse është e vetmja mënyrë që të marrë pushtetin jo domosdoshmërisht me votë por; nëpërmjet shitblerjes së votës, presionit mbi zgjedhësit për të mos dalë për të votuar, presionit për të dalë për të votuar siç do qeveria, përdorimit të çdo lloj instrumenti shtetëror për të ushtruar trysni, cenimin e sekretit të  votës; dhe të gjitha ato shkelje që I gjeni tek rekomandimet e para të ODIHR.’

Mbledhja e fundit e parlamentit para se deputetët të nisin pushimet është në 25 korrik dhe mbetet për tu parë nëse socialistët e demokratët do të gjejnë konsensus për votën e diasporës apo vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit do të veshtoje njësoj si reforma elektorale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy