Partia Demokratike vazhdon të kërkojë arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas vendimit që dha Gjykata Kushtetuese që pezulloi ndërtimet për teatrin e ri.

 

Çlirim Gjata, në një dalje për mediat, deklaroi se SPAK duhet të veprojë sepse Veliaj ka shkatërruar një pasuri kombëtare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Autorët e këtij krimi të rëndë kushtetutes dhe ligjor, me pasoja të rënda për interesin publik duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë. Ndaj sot Partia Demokratike i bën përsëri thirrje SPAK të arrestojë sa më parë Erion Veliajn si autorin dhe përgjegjësin direkt për shkatërrimin e një pasurie kombëtare, në kundërshtim me Kushtetuën dhe ligjet e vendit. SPAK duhet të marrë gjthashtu nën përgjegjësi penale edhe çdo zyrtar publik të përfshirë në këtë paligjshmëri, duke filluar nga Edi Rama e deri tek çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës për shembjen kriminale dhe antikombëtare të Teatrit.13 muaj më parë Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK për 22 zyrtarë mes të cilëve janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Sot nuk ka asnjë përgjegjës përpara drejtësisë, as për dhunën e ushtruar, as për aktin e paligjshëm të shembjes së Teatrit. Kjo vonesë ngarkon me përgjegjësi SPAK-un para shqiptarëve, sepse vendosja e drejtësisë për Teatrin është një provë e rëndësishme për funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.”

 

Një ditë më parë, të njëjtën thirrje për SPAK e bëri edhe demokratja Albana Vokshi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";