PD njofton protestën më 11 korrik, Këshilli Kombëtar mblidhet të premten! Berisha: Shumë shpejt krijohet qeveri teknike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD njofton protestën më 11 korrik, Këshilli Kombëtar mblidhet të premten! Berisha: Shumë shpejt krijohet qeveri teknike

Partia Demokratike në mbledhjen e fundit të Kryesisë, vendosi të thërrasë protestë kombëtare të enjten më datë 11 Korrik 2024.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Kryesisë vuri theksin te bashkimi rreth idealeve, kontributeve dhe mirëpritja e të gjithë atyre që ndër vite dhanë kontribut të pamohueshëm në Partinë Demokratike.

“Ky nuk është një bashkim në festë, por një bashkim në betejë të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, tha Berisha në mbledhjen e Kryesisë së datës 24 qershor.

Për Berishën “Një front i gjerë dhe i bashkuar opozitar është i një rëndësie vendimtare përballë Edi Ramës.”

Advertisement

Teksa kërkoi mobilizim dhe angazhim maksimal të strukturave, Berisha garanton shqiptarët se “Shumë më shpejt se mund ta mendohet, qeveria teknike krijohet në Shqipëri. Topi është në anën e opozitës”.

Ndërkohë në kuadër të përgatitjeve për protestën e 11 korrikut, te premten më 28 qershor ora 18.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy