Partia Demokratike i ka përcjellë parlamentit përbërjen e re të Grupit të Parlamentar; duke zyrtarizuar përjashtimin e 4 deputetëve Albana Vokshi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Luan Baci. Në shkresën që Sekretari i Përgjithshëm Bardhi i ka dërguar Kuvendit, bie në sy se nuk përmendet përjashtimi i Berishës, dhe PD është mjaftuar me pezullimin e tij.
Ndërkohë që 5 deputetët e tjerë, të cilët vetëm u pezulluan, janë ende deputetë të PD. Gjithashtu PD ka njoftuar Kuvendin për Kreun e ri të grupit, nënkryetarin e ri të Kuvendit dhe drejtuesit e komisioneve. Ky vendim i Bashës nuk do te pranohet nga Berisha dhe mbështetësit e tij, të cilët do të këmbëngulin se janë deputetë të Partisë Demokratike, dhe nuk do te krijojnë grup te ri parlamentar.
Në 23 dhjetor komisioni i rithemelimit njoftimin se Basha është shkarkuar dhe vendimin ia ka çuar edhe parlamentit për dijeni. Seanca e sotme do të reflektojë çarjen e thellë; pasi Sali Berisha ka mbështetjen e 13 deputetëve, ndërsa Basha të 37 anëtarëve të grupit parlamentar.