Partia Demokratike ka reaguar përmes ish-deputetes Grida Duma lidhur me përgjimet e antimafias italiane. Sipas opozitës ato konfirmojnë se në Tiranë me lejet e ndërtimit, me koncesionet dhe me tenderat publikë pastrohen para për mafian italiane.
GRIDA DUMA
ISH-DEPUTETE E PD
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Korrupsioni, babëzia për pasuri, pangopësia e ka shndërruar qeverinë e Edi Ramës dhe njeriun e tij Erion Veliaj, në një vegël absolute të mafies. Historia është përsëritur. Pas Saimir Tahirit, në rrjetën e Antimafias Italiane ka rënë Erion Veliaj. Përgjimet tronditëse konfirmojnë dhe dëshmojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafies dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.
Opozita i kërkon Prokurorisë Speciale për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hetojë çështjen.
GRIDA DUMA
ISH-DEPUTETE E PD
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Megjithëse provat i kanë të gatshme nga kolegët italianë, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion nuk ka bërë asnjë veprim për të nisur hetimet për Erion Veliajn dhe implikimet e tij me biznesin e mafies italiane. Arben Kraja, të lërë intervistat në media e të kryejë detyrën. Të zbatohet së paku standardi i vendosur për Tahirin. SPAK është larg asaj që presin shqiptarët për të goditur korrupsionin e politikanëve dhe për të dërguar peshqit e mëdhenj para drejtësisë.
Premtimi i Partisë Demokratike nëse do të jetë fituese e zgjedhjeve të Prillit është çrrënjosja e korrupsionit qeveritar dhe ndëshkimi i të gjithë atyre që janë përfshirë në afera të tilla.