Pasi lajmit se prokuroria e Dibrës pushoi hetimin për “Dosjen 184”, Partia Demokratike menjehere është vënë në levizje per ankimimin e ketij vendimi.
Opozita i ka kërkuar organit të akuzës dosjen e plotë dhe vendimin e saj për këtë çështje me ane te nje kerkese te firmosir nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
“Drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184 dhe pushimin e çështjes për urdhëruesit e manipulimit të zgjedhjeve, duke nisur me Edi Ramën. Hetimi, i nisur mbi bazën e kallëzimit të partise Demokratike zgjati me shumë se 4 vjet, me synimin taktik të paligjshëm për te tejkaluar afatet proceduriale për të shmangur ndëshkueshmërinë e personave, që kanë kryer krime elektorale”- thuhet në kërkesën e dërguar nga Sekretari I pergjithshem.
Prokuroria e Dibrës njoftoi të premten se hetimet e saj për të ashtuquajtur “Dosja 184” duhet et pushoheshin pasi per shkak të kohës që kishte kaluar krimi ishte parashkruar dhe 11 të akuzuarit nuk mund të dërgoheshin në gjyq.