Gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e Korçës, ish kryeministri Sali Berisha tha se PD do ringrihet edhe më e fortë se në vitin 1997.

Sipas tij në 25 prill diferenca në vota mes PD dhe mes PS është më e madhe se në vitin 1997. Ai theksoi se diferenca në vota mes PD dhe mes PS është qartësisht më e madhe se në vitin 1997.

“PD gjatë këtyre viteve kontraktoi një borxh të madh ndaj shqiptarëve. Më 25 prill 2021, diferenca në vota mes PD dhe mes PS është qartësisht më e madhe se në vitin 1997. Votat që ka marrë PD janë 74 mijë më pak se në vitin 2013.
Atëherë pse kjo? Ju keni shpenzuar edhe djersë. Por kryetarit aktual nuk i besojnë më shumë se 90 përqind e atyre që votojnë për ne. Kjo pasi ai nuk arriti të ndërtojë një figurë lideri të vendosur. Por për fat të keq as edhe një marrëdhënie të përshtatshme me ju. Sot takoj drejtues dhe anëtarë dhe ai me një raport gjysëm të akullt me njerëzit.

A ka përgjegjësi Berisha për këtë? Më shumë se gjithë të tjerët këtu. Sepse së pari e njoh më shumë se ju, thelbin e opozitarizmit dhe fushatën elektorale. Pse unë kam toleruar dhe ju kërkoj ndjesë për këtë? Kam pasur vetëm një shkak: betimin tim që të mos kthehem kurrë. Më 26 qershor 2013, jam zotuar para jush se largohem pa kthim.
Pas zgjedhjeve nuk fola pasi besova se detyra më imediate ishte mbrojtja e votës. Nëse do të flisja, ndihmoja kundërshtarin. Mbrojtja e votës bëhet në institucione ndërkombëtare. I përdori ai të dhënat personale? Ato vetëm zgjedhje nuk janë. Kryetari nuk bëri asnjë përpjekje në institucionet ndërkombëtare për të mbrojtur votën tuaj. Unë prapë them se nuk fituam. Sepse vetëm 19 përqind e zgjedhësve thanë se votuan për kryetarin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

A mund të ringrihemi ne? Ne jemi ringritur edhe në vitin 1997 kur u bëmë copë nga rebelimi komunist. Tani do ringrihemi edhe më shpejt, edhe më të fuqishëm. Tani i kemi gjërat më të qarta se çfarë duhet të bëjmë. Kemi edhe eksperiencën. Pse fituam në vitin 2005? Fituam sepse u bashkuam. Ai bashkim u shndërrua për ne në levën e Arkimedit. A mjafton bashkimi? Jo, duhet hapje e madhe. Duhet të përthithim forcat, personalitetet, ekspertët më të mirë. Themeli i themeleve janë vlerat demokratike,” tha Berisha.