![PD kallëzon shoqëruesin e Berishës që shqeu derën: Fatjon Dauti pjesë e rrjetit kriminal shqiptar në Angli](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/12/dauti.png)
Partia Demokratike kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Sali Berishën dhe anëtarët e Komitetit të Rithemelimit.
Ai është personi që shkelmoi me forcë derën e sallës sëmbledhjeve në katin e dytë të PD, pasi Flamur Noka dhe mbështetësit e tij e gjeten të mbyllur.
Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendetë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike., bën të ditur PD në një njoftim për mediat.
Advertisement
Më tej në komunikatin e shpërndare për mediat nga zyra e Bashës, thuhet se sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.