
Partia Demokratike dorëzoi këtë të martë në SPAK një kallëzim për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi kërkon që ai të hetohet për falsifikim dokumentesh dhe ndërkohë, të pezullohet nga detyra.
Advertisement
Emri i Qerim Ismailajt u denoncua nga selia blu si një nga kryebashkiakët që e kap ligji i dekriminalizimit sepse nuk ka deklaruar dënimin në Greqi.
Por Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve vendosi pak kohë më parë të mos i heqë mandatin kreut të bashkisë.
Advertisement