Partia Demokratike ka dalë më një reagim pas deklaratës së mbrëmshme të presidentit Ilir Meta për protestën e 8 dhjetorit.
Në reagimin e PD, thuhet se Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. PD thekson se ndërhyrja e Presidentit, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh.
“Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.
Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.
AdvertisementPastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane”, thuhet në reagimin e PD.