“PD është pronë e Saliut”/ Ngjela: Rama di shumë për Berishën, ja çfarë e pret!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“PD është pronë e Saliut”/ Ngjela: Rama di shumë për Berishën, ja çfarë e pret!

Pas zgjedhjeve të zhvilluara më 13 Qershor brenda Partisë Demokratike, kreu i selisë blu rrëmbeu shumicën e votave duke fituar dhe mundësinë për të udhëhequr këtë parti në 4-vjeçarin e ardhshëm.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokati Spartak Ngjela lidhur me këto zgjedhje dhe fituesin është shprehur se në fakt PartiaDemokratike, për të, është pronë e ish-kryeministrit Berisha.

 

Advertisement

“Nuk është parti konkuruesish, ajo është pronë. Pronë e Saliut. Saliu nuk e ka lënë partinë. Ajo është një pronë e tij, njësoj si partia e Enver Hoxhës. Me të njëjtën metodë, me të njëjtën mënyrë, jashtë sensit të zhvillimit kombëtar. Vetëm në funksion të pushtetit të tij dhe eliminimit të kundërshtarëve brenda.”

 

Ndër të tjera, Ngjela shtoi se Rama di shumë për Berishën, por i intereson ta mbajë në politikë, ndaj nuk e denoncon.

 

Advertisement

“Nuk i bën luftra politike atje ku ai shkel. Pse, pak gjëra di Rama për të? Pse s’i denoncon? Nuk ka rëndësi, është brenda politikës Rama. Derisa ai rri dhe nuk ka vota, natyrisht që nuk vjen dot e djathta në pushtet. As mos e diskuto. Ata po të ndërrojnë lidershipin, me një lidership intelektualist, të nivelit të lartë, për 4 muaj rrëzohet Rama. Po ata nuk e duan atë, se tani nuk kanë hyrë për pushtet, tani janë në skemë për të shpëtuar nga Reforma në Drejtësi dhe Antikorrupsion.”

 

Berisha, sipas avokatit, është tashmë në trenin ‘skëterrë’ duke qenë në luftë me SHBA-në.

 

Advertisement

“Berisha është në trenin për në skëterrë. Sepse, nuk di të mbrohet dhe është në luftë me SHBA-në. Këta janë të kërcënuar nga korrupsioni dhe i kanë sytë te Lindja.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy