Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur për të përgatitur procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri në 29 korrik.
Në mbledhje pritet të miratohet rregullorja dhe përbërja e Komisionit Zgjedhor që do të merret me organizimin e këtij procesi.
Advertisement
Mbledhja e Kryesisë është bojkotuar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe 8 anëtarë të Kryesisë, të cilët janë kundër zgjedhjes me shpejtësi të kryetarit të ri të PD.
Sekretari i pergjithshem i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar publikisht se duhet te mblidhet Këshilli Kombëtar për të çelur garën për kryetarin e ri të partisë, duke e cilësuar procesin në shkelje të statutit.
Advertisement