Partia Demokratikee grupit Basha-Alibeaj dorezoi ne KQZ kerkesen per regjistrim ne zgjedhjet lokale te 14 Majit.
Ishte perfaqesuesi ligjor i kesaj force politike Indrit Sefa ai që dergoi dokumentacionin e nevojshem ne KQZ, si aspekt procedurial qe lidhet me regjistrimin e partive brenda dites se sotme 6 mars, qe eshte edhe afati i fundit.
Grupi i Alibeajt konsiderohet pjesa zyrtare qe mban edhe vulen dhe logon e PD, sidomos pas vendimit te fundit te Gjykates se Apelit e cila rrezoi nje vendim te shkalles se pare nga gjyqtari Agron Zhukri qe ia “jepte celesat” e partise Sali Berishes.
Pavaresisht ketij vendimi, te dielen perfaqesuesit ligjore te grupit te Berishes derguan ne KQZ dokumentacionin me kerkesen per regjistrim ne zgjedhje, e cila me gjase do te rrezohet pasi KQZ ka bere shpesh te ditur se i referohet gjykatave per te percaktuar se nga kush perfaqesohet PD.
E vetmja pikepyetje pas dorezimit te kerkeses qe ka bere sot Indrit Sefa ne KQZ per regjistrimin e PD ne zgjedhjet lokale, eshte fakti nese Lulzim Basha ia ka dhene apo jo autorizimin Alibeajt per te perfaqesuar Partine Demokratike, pasi de juro eshte Basha ende kryetar.