PD çon në Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD çon në Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës

Partia Demokratike do t’i kerkoje Gjykates Kushtetuese heqjen e mandatit te deputetes dhe ministres se Jashtme Olta Xhacka.

 

Anetari i Kryesise se PD, Agron Shehaj deklaroi sot se ne momentin qe bashkeshorti i ministres Xhacka ka marre statusin e investitorit strategjik  duke perfituar toke shteterore ne bregdetin e jugut eshte shkelur neni 70 i Kushtetutes pika 3 e te cilit sanksionon se “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre.”

 

Advertisement

AGRON SHEHAJ

ANETAR I KRYESISE, PD

 

“Jemi duke mbledhur firmat për të bërë kërkesën për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Pronat janë të gjitha këto që kemi shfaqur. Nuk kemi të bëjmë me një “shpjegim” të sajuar, apo deklarata politike, por kemi të bëjmë me fakte dhe dokumente. Në fund fare është ministrja ajo që ka përfituar pronën në përdorim”

Advertisement

 

 

Nga ana tjeter Enkelejd Alibeaj ne emer te gjysmes tjeter te PD doli para medias per te denoncuar PS e cila rrezoi kerkesen per ngritjen e nje komisioni hetimor per investimet strategjike, perfshi edhe rastin e ministres Xhacka. Alibeaj deklaroi se do ti drejtohet gjykates Kushtetuese per ngritjen e ketij komisioni.

 

Advertisement

 

ENKELEJD ALIBEAJ

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

 

Advertisement

“Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”

 

Por ne emer te shumices Taulant Balla sqaroi arsyet pse mazhoranca refuzoi te ngreje nje komision hetimor per ligjin e investimeve strategjike.

 

Advertisement

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

“Në kërkesë nuk ka fakt dhe indicie mbi të cilën kuvendi të investohet mbi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.”

 

Advertisement

Partia Demokratike ia ka dale ne te kaluaren ti heqe mandatin e deputetit Ilir Beqjas dhe Koço Kokedhimes pasi kishin perfituar nga tenderat pasi ishin zgjedhur deputete.

 

Mbetet per tu pare nese do tia dalin te bindin kete here gjykaten, dhe gjithashtu mbetet per tu pare nese Sali Berisha arrin te mbledhe firmat e 28 deputeteve qe jane te nevojshme per te vene ne levizje gjykaten Kushtetuese.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy