Partia Demokratike nuk i kursen akuzat për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një reagim në rrjetet sociale PD akuzon Berishën se po mbron Vangjush Dakon. Sipas PD, Aleanca e Non gratave synon të dëmtojë PD për hallin e tyre.
Advertisement
“Ditë e re, mashtrim i ri. Non grata vazhdoi avazin, sulmo e mashtro Demokratët dhe mbron Vangjush Dakon.
Aleanca e Non gratave synon të dëmtojë PD për hallin e tyre. Demokratët e dinë se çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit”, ndihmon pazarin e rradhës Meta-Rama Aleanca e non gratave të shpallura e të pashpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë. Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.