Kete të shtunë janë në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë dhe vetë gjyqtarja Enkelejda Hoxha si dhe të arrestuarit e tjerë për korrupsion.
Por familjarët e gjyqtares i quajtën akuzat të padrejta.
Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk është mami im siç thotë media, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. Media po i dëmton imazhin. Do marrim pjesë në seancën e mamit dhe do dëgjojmë masën e sigurisë së saj, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ato. Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët. Po, ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët. Mami nuk më ka shprehur shqetësimin, por me sa kam dëgjuar, kam arritur në konkluzionin se ka qenë e detyruar
Sipas prokurorisë antikorrupsion, gjyqtarja Enkelejda Hoxha, avokati Aldo tabaku, si dhe disa persona të tjerë, kanë bashkëpunuar e bërë pazare për lirimin e personave të ndryshëm nga burgu, kundrejt shumave të parave që arrinin deri në 12 mijë euro.
Gjate pergjimeve ne gjykaten e Krujes, doli ne pah edhe nje skeme e dyshuar korrupsionin ne spitalin Nene Tereza, teksa sekretarja e gjykates se Krujes M.Mallkuci dyshohet se ka dhene ryshfet nepermjet nje kryeinfermiere tek kardiokirurgu I njohur Edvind Prifti ne menyre qe ky I fundit ti operonte nenen jashte radhe.