![“Patronazhistët” në zgjedhjet e 25 prillit/ Yuri Kim: Autoritetet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ ODHIR](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/10/yuri-kim-640x400.png)
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka publikuar një mesazh në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shrkuan se nxisin autoritetet që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ ODHIR.
“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme është themelore për demokracinë,” shkruan Kim, ndërsa ka shpërndarë një postim të kreut të KQZ, Ilirja Celibashit, i cili ka vënë theksin te patronazhistët, që citohen në raport.
Advertisement