Astrit Patozi, ish eksponent i lartë i PD, sot drejtues i “Bindja Demokratike” than ë emisionin “Quo Vadis” se selia blu nuk ka sjell asgjë të re as këte herë në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Patozit, PD është e njëjta sikurse katër vjet më parë, si në ekipin që e përfaqëson ashtu edhe në  vizionin politik që ka, aq më keq që ka në krah edhe LSI.

Ish nënkryetari i PD shtoi se premtimet e kësaj force politike janë boshe.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më thonjë një figurë të re të PD-së që ka prezantuar deri tani. Para 4 vjetësh, i vetmi lajm i keq i PD-së ishte që nuk kishte në listë Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin. Janë tani në listë por është e njëjta gjë. PD-ja për fat të keq, ka të njëjtin vizion politik. Pra nuk thotë asgjë të re. Thotë vetëm që Edi Rama e ka tepruar dhe tani na ka ardhur neve rradha. Pak a shumë ky është koncepti. Përsa kohë nuk ka prezantuar asnjë gjë të re dhe nuk ka asnjë akt që të tregoj se është e ndryshme, dhe kjo është shumë e rëndë. Nga ana tjetër është i njëjti ekip, sepse nuk ka profile të reja të ardhura nga një karierë e suksesshme prej diku tjetër, por janë pjesë e arsenalit të vetë të vjetër politik. Pastaj ka dhe LSI-në në krah, dhe thotë se bashkë me LSI-në mund të bëjnë rotacionin.