Astrit Patozi, ish eksponent i lartë i PD, sot drejtues i “Bindja Demokratike” than ë emisionin “Quo Vadis” se selia blu nuk ka sjell asgjë të re as këte herë në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas Patozit, PD është e njëjta sikurse katër vjet më parë, si në ekipin që e përfaqëson ashtu edhe në vizionin politik që ka, aq më keq që ka në krah edhe LSI.
Ish nënkryetari i PD shtoi se premtimet e kësaj force politike janë boshe.
Më thonjë një figurë të re të PD-së që ka prezantuar deri tani. Para 4 vjetësh, i vetmi lajm i keq i PD-së ishte që nuk kishte në listë Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin. Janë tani në listë por është e njëjta gjë. PD-ja për fat të keq, ka të njëjtin vizion politik. Pra nuk thotë asgjë të re. Thotë vetëm që Edi Rama e ka tepruar dhe tani na ka ardhur neve rradha. Pak a shumë ky është koncepti. Përsa kohë nuk ka prezantuar asnjë gjë të re dhe nuk ka asnjë akt që të tregoj se është e ndryshme, dhe kjo është shumë e rëndë. Nga ana tjetër është i njëjti ekip, sepse nuk ka profile të reja të ardhura nga një karierë e suksesshme prej diku tjetër, por janë pjesë e arsenalit të vetë të vjetër politik. Pastaj ka dhe LSI-në në krah, dhe thotë se bashkë me LSI-në mund të bëjnë rotacionin.