Patozi: Padia jonë, e vetmja shpresë për të mërziturit e listave të mbyllura

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Patozi: Padia jonë, e vetmja shpresë për të mërziturit e listave të mbyllura

Astrit Patozi thotë që e vetmja shpresë për të zhgënjyerit e listave të Bashës dhe Ramës, është padia e Bindjes Demokratike në Gjykatën Kushtetuese.

Patozi dhe partia që drejton, raporton Vizion Plus, kanë bërë kërkese në Kushtetuese që të ketë sipas tij hapje reale të listës përpara 25 prillit.

Kjo sipas, Patozit, është e vetmja shprese për të mërziturit e listave të mbyllura.

 

Advertisement

 

Këta të mërziturit fare apo gjysëm të goditurit e pjesës humbëse të listave në partitë e vjetra, të cilët po ushqejnë veten me gajret se mund të thyejnë herësin e Damianit e të futen në zonën fituese, duke spostuar ata që kanë përpara, kanë vetëm një shpresë:

Të luten që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kërkesën tonë për hapjen reale të listës përpara 25 prillit dhe të na japë të drejtë.

Përndryshe, të shohin për ndonjë drejtor dogane, drejtor hipoteke, apo drejtor patentash, sepse deputetë nuk bëhen dot.

Advertisement

Edhe këtë ëndërr duhet ta shohin vetëm në rastin kur partia e tyre mund të jetë në pushtet. Se po të bien në opozitë, ta mendojnë që tani se si do të mbushin autobuzët me protestues për t’i nisur drejt Tiranës për vjedhjen e votës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy