Patozi ironizon listat e PD: Po vjen prapë nata e “thikave të gjata”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Patozi ironizon listat e PD: Po vjen prapë nata e “thikave të gjata”

Ankthi për listat e kandidatëve sidomos në partitë e mëdha , mesa duket do të vazhdojë të shoqëroje kampet politike deri të hënën e 8 marsit, kur është edhe afati i fundit që ato të dorëzohen në KQZ.

Astrit Patozi , drejtues I partisë Bindja Demokratike nuk I ka kursyer ironite mbi listat e minutit të fundit që do të prodhojnë, Rama dhe Bashan në mënyrë të vecante.

Patozi shkruan se  8 marsi është nata e “thikave të gjata”, ku shumë emra do ta kuptojnë vetëm pas mbylljes së afatit pse janë shpallur armiq të kryetarit.

 

Advertisement

 

Rregulloni frymëmarrjen çuna, se edhe 3-4 ditë duhen që të mbarojë ankthi juaj i dëshpëruar. 8 marsi është afati i fundit i listës së kryetarit dhe pikërisht atëherë do të luhet nata e “thikave të gjata”. Më saktë seria e dytë e këtij filmi. Sepse të parën e kemi parë katër vjet më parë. Do të prisni sërish deri në orën 24 00 me zemër të ngrirë, por nuk do të kapeni në gjumë si miqtë e Hitlerit, që u zgjuan të lebetitur pa e kuptuar asnjëherë derisa i vranë, se përse ishin caktuar armiq.

 

 

Advertisement

Patozi shton se I kishte paralajmëruar ish koleget e tij që të mos digjnin mandatet dhe të futeshin në zgjedhjet lokale sepse ato sido të shkonte puna do të bëheshin.

 

 

Dhe mos u mërzisni pastaj, kur të më dalë prapë fjala. Njësoj si kur ju thashë që mos hyni në atë derë, mor trima, mos i digjni mandatet apo që zgjedhjet lokale do të mbahen dhe asnjë shqiptar nuk do të vritet.

Advertisement

Sepse jam dakord me atë shprehjen e urtë, që po më gënjeve herën e parë, e ke fajin ti, por po ma bëre prapë, e kam fajin vetë.

Duket sikur perëndia e ka caktuar me dorë që ditë-nata tmerrësisht e gjatë e listave të mbyllura të jetë edhe festa e grave, ndoshta në mungesë të burrave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy