Prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha u shkarkua nga detyra. Për të anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjetën probleme me pasurinë.
Ai ka një bilanc negativ, duke shpenzuar më shumë se sa ka fituar ligjërisht. Karanxha zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.5 milionë lekë dhe kursime në cash prej 6.2 milionë lekësh.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 22.9 milionë lekë, nga të cilat 60% kanë si burim pagën e subjektit si prokuror dhe 39% pagat e familjarëve.
Ervin Karanxha rezulton me pamjaftueshmëri të burimeve financiare për të mbuluar shtesën e aseteve në vitin 2011 në vlerën 215,847 lekë, pa llogaritur shpenzimet vjetore për konsum familjar.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";