Zjarri i rënë mbrëmjen e së shtunës në ish-depot e Trikotazhit në Korçë u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së Forcave të Armatosura, të cilët zbuluan edhe dy vatra që kishin shkaktuar reaksionin kimik dhe çlirim të gazrave toksikë e të dëmshëm për qytetarët.
Pas marrjes së kampioneve të gazrave të çliruar, specialistët vendosën të ndërhynin në ambient për ta pastruar depon e këtij reparti.
Advertisement
Kjo situatë solli shqetësim tek banorët që jetojnë afër godinës, ndërsa kjo nuk është hera e parë që aty ndodh një reaksion kimik. Në vitin 2015 ka ndodhur e njëjta situate, por që nuk mori zgjidhje.