Shoferi që shkaktoi aksidentin dy ditë më parë në Mullet të Tiranës u arrestua këtë të diel nga policia.
Në pranga përfundoi shtetasi me inicialet L. R., 32 vjeç.
Advertisement
Pasi shkaktoi aksidentin, ku humbi jetën pasagjeri me inicialet O. S., 32-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.
Ai rezulton të jetë i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Advertisement