Pas tragjedisë në Himarë/ Gledis Nano inspekton vijën bregdetare nga Ksamili në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas tragjedisë në Himarë/ Gledis Nano inspekton vijën bregdetare nga Ksamili në Vlorë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano vijon inspektimin, në jug të vendit, për të parë nga afër zbatimin e masave shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhet e vendit.

 

Drejtor Nano ka inspektuar vijën bregdetare nga Ksamili në Vlorë. Gjatë takimeve me drejtuesit e strukturave vendore, ato kufitare dhe me efektivët në shërbim, Drejtor Nano ka kërkuar zero tolerancë ndaj atyre që cënojnë dhe rrezikojnë sigurinë e jetës së pushuesve në plazhe.

 

Advertisement

“Serioziteti, përkushtimi dhe ndershmëria juaj në kryerjen e detyrës është baza e suksesit dhe faktori kryesor për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, si dhe për të fituar respektin dhe vlerësimin e pushuesve dhe të qytetarëve në përgjithësi.

 

Mos e shpërdoroni këtë mundësi, mos dëmtoni imazhin e Policisë së Shtetit, dhe më keq akoma, mos rrezikoni jetën e qytetarëve me neglizhencën tuaj.

 

Advertisement

Ky standard i vendosur këto ditë të ruhet deri në fund të sezonit dhe të merret si model për sezonin e ardhshëm, me qëllim që masat të merren në kohë, jo vetëm nga Policia, por të koordinuara me të gjithë institucionet që i ngarkon ligji, duke iu krijuar pushuesve një ambient të qetë dhe të sigurtë.

 

Për mjetet lundruese të shoqëruara por edhe ato që do të shoqërohen për verifikim duhet të kryhet një proces verifikimi i detajuar nga të gjitha strukturat. Mjetet që do të rezultojnë të rregullta nga verifikimi i detajuar do t’i nënshtrohen rregullave të reja të daljes në det, për të përmbushur qëllimin e vetëm, sigurinë e jetës së pushuesve”, tha Nano.

 

Advertisement

Ndërkohë, Policia Kufitare, në bashkëpunim me policinë vendore, po vijon monitorimin në të gjithë zonën bregdetare, nga Ksamili në Velipojë. Gjatë ditës së sotme janë bllokuar 2 Jet ski dhe një skaf që kishte hyrë në perimetrin e sigurisë ku bëjnë plazh pushuesit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy