Mali i Zi do të marrë sasi të mjaftueshme të vaksinës Sinofarm kundër koronavirusit në fund të janarit, u ra dakord në një takim midis përfaqësuesve të lartë të kompanisë kineze dhe ministres së Shëndetësisë të Malit të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq.

Ministria e Shëndetësisë, vuri në dukje se është në fazën përfundimtare të bisedimeve me prodhuesit e tjerë të vaksinave kundër koronavirusit dhe se vaksina e parë që do të fillojë imunizimin në Malin e Zi do të jetë me një çertifikatë evropiane, dhe kjo është vaksina Pfizer.

Mali i Zi po vazhdon gjithashtu bisedimet brenda nismës Covax, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion vaksina të mjaftueshme , që imunizimi kundër COVID-19 të jetë në një nivel të lartë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetit në Mal të Zi.

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar të mërkurën edhe për 351 raste të reja me koronavirus dhe për nëntë viktima.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverën e vitit të kaluar, Mali i Zi ka konfirmuar mbi 56’579 raste me koronavirus. Prej tyre 749 pacientë kanë vdekur.