Pas pesë ditësh pa drita/ Zgjidhet problemi i furnizimit me energji elektrike në fshatrat e Korçës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas pesë ditësh pa drita/ Zgjidhet problemi i furnizimit me energji elektrike në fshatrat e Korçës

Zgjidhet problemi i furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të 35 fshatrave të njësive administrative Moglicë e Gorë në bashkinë e Maliqit.

 

Pas pesë ditësh mungesë energjie si pasojë e dëmtimit të rrjetit elektrik, duket se problemi është zgjidhur plotësisht për 19 fshatrat e Moglicës, ndërsa në njësinë Gorë energjia është rikthyer për 12 nga 16 fshatrat e kësaj njësie. Grupet e punës të OSHEE, bënë të mundur riparimin e defekteve të lindura si pasojë e rëzimit të shtyllave të tensionit të lartë dhe atij të mesëm. Momentalisht po punohet për riparimin e defekteve edhe për katër fshatrat e tjerë që kanë mbetur ende pa energji.

 

Advertisement

Erërat e forta dhe sasia e madhe e reshjeve të borës, kanë rëzuar në tokë dhjetra shtylla të tensionit të lartë si dhe një numër të konsiderueshëm shtyllash të tensionit të mesëm. Amortizimi i linjave ka qënë një problem i bartur prej vitesh në këtë zonë dhe herë pas here ka shfaqur problematika të tilla. Grupet e OSHEE kanë punuar në terren për riparimin e defekteve dhe ngritjen e shtyllave të tensionit për të bërë të mundur rikthimin e energjisë për banorët e kësaj zone të bashkisë Maliq.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy