Ka rinisur seanca plenare pas ndërprerjes për shkak të përplasjes fizike mes deputetit Ervin Salianji me socialistin Erion Braçe.
Braçe i është përgjigjur akuzave të Salianjit për përgjimet e e prokurorisë italiane ku flitet për Rezart Taçin. Ai u shpreh se nuk ka shkëmbyer kurrë as telefonata dhe as mesazhe më Rezart Taçin.
“Dokumenti i përgjimit të Rezat Taçit mban datën 18 tetor 2021, unë e zotëroj të plotë dhe atëherë unë nuk kam qenë zv.kryeminitër. Që në shtator ku është betuar qeveria unë kam qenë deputet. Që të jemi të qartë. Ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza sa te njëri te tjerët dhe do jua provoj që paguhen me cash. O e kam denoncuar unë ARMO-n, o s’ka folur njeri në këtë sallë dhe madje e kam kallëzuar edhe në prokurori. Aty e keni ARMO-n varr të hapur të një korrupsioni politik. Unë s’kam folur kurrë me Taçin dhe as jam takuar kurrë me atë njeri. Mua dhe Rezart Taçin na ndan një oqean i madh. Unë dhe Rezart Taçi s’ kemi shkëmbyer kurrë as telefonata as mesazhe. Unë s’kam shkelur kurre në televizonin e Rezart Taçit”