Asnjë mjet lundrues  nuk ka dal në det këtë të premte në zonën e Vlorës.

 

Ky ka qenë vendimi i drejtorit të ri të Drejtorisë së Kufirit, Eduard Sulejmani.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të gjitha mjetet, i janë nënështruar kontrollit për çështjen e dokumentacionit.

 

Kryesisht  kontrollet janë fokusuar tek gomonet, skafet por dhe ato pak jet sky që ndodhen në zonë pasi pjesa më e madhe që qarkullonte në ujërat e bregdetit deri para pak ditëve është hequr nga pronarët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjetet lundruese, që të lëvizin në det duhet të kenë lishencë turistike, NIPT të regjistruar në QKR, kontrat me zyrën e punës, të jenë të sigurar etj.

 

Për çdo mungesë të këtyre dokumentave do të ketë bllokim të mjeteve lundruese.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Aksioni ka ardhur pak ditë pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Potamit në Himarë, ndërsa kjo gjë ka penalizuar dhe turistët që eksplorojnë sportin e zhytjes por dhe që lëvizin rreth zonës.