Asnjë mjet lundrues nuk ka dal në det këtë të premte në zonën e Vlorës.
Ky ka qenë vendimi i drejtorit të ri të Drejtorisë së Kufirit, Eduard Sulejmani.
Të gjitha mjetet, i janë nënështruar kontrollit për çështjen e dokumentacionit.
Kryesisht kontrollet janë fokusuar tek gomonet, skafet por dhe ato pak jet sky që ndodhen në zonë pasi pjesa më e madhe që qarkullonte në ujërat e bregdetit deri para pak ditëve është hequr nga pronarët.
Mjetet lundruese, që të lëvizin në det duhet të kenë lishencë turistike, NIPT të regjistruar në QKR, kontrat me zyrën e punës, të jenë të sigurar etj.
Për çdo mungesë të këtyre dokumentave do të ketë bllokim të mjeteve lundruese.
Aksioni ka ardhur pak ditë pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Potamit në Himarë, ndërsa kjo gjë ka penalizuar dhe turistët që eksplorojnë sportin e zhytjes por dhe që lëvizin rreth zonës.