Pas Fierit, anëtarët e Komisionit Hetimor “zbarkojnë” për inspektim në Inceneratorin e Elbasanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas Fierit, anëtarët e Komisionit Hetimor “zbarkojnë” për inspektim në Inceneratorin e Elbasanit

Ditën e sotme, anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë mbërritur në Inceneratorin e Elbasanit.

 

Nga PS-ja është Ermonela Felaj, Antoneta Dhima, Anila Denaj, Arben Pëllumbi e ndërsa nga PD-ja Luçiano Boçi si edhe Lefter Gështenja.

 

Advertisement

Gjatë inspektimit, përfaqësuesi i Incerenatorit të Elbasnit ka bërë një shpjegim lidhur me mënyrën sesi funksionon ky impiant duke sqaruar se deri më tani 5 bashki të këtij qarku depozitonin mbetje ndërsa mungonin 2 bashki të tjera.

 

“Pjesët që dëmtohen nuk shpërdorohen por cohen për riciklim. Vijnë rreth 105 tonë. Aktualisht sjellin mbetje, 5 bashki të qarkut Elbasan. Deri në datën 16 dhjetor, kostoja e depozitimit të mbetjeve ka qenë zero. Pra mbetjet e riciklueshme nuk dëmtohen por dërgohen aty ku duhet. Kapaciteti shkon deri në 120 ton, nëse do sjellin edhe 2 bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit atëherë plotësohet kapaciteti. Janë rreth 50 punonjës sepse puna është 24 orë dhe 365 ditë në vit sepse po u ndez impianti është gjatë gjithë kohës në përpunim. Ndërkohë mbi 4000 pemë janë mbjellur në këtë zonë”, tha përfaqësuesi i Inceneratorit.

 

Advertisement

Kujtojmë që një ditë më parë Komisioni Hetimor inspektoi Inceneratorin e Fierit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy