Gledis Nano është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pasi ditën e djeshme Ardi Veliu dha dorëheqjen nga detyra që mbante prej vitit 2018.
Nano është një emër jo pak i lakuar në media, imazhi i të cilit është bërë publik pas operacionit të riatdhesimit të 5 shtetasve shqiptarë nga kampi Al-hol.
Gledis Nano u emërua në detyrën e kreut të drejtorisë të Antiterrorit që prej 17 shkurtit 2016 pas një pune të gjatë dhe eksperiencë 17-vjeçare si pjesë e policisë së shtetit. Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imameve” të arrestuar për terrorizëm. Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit të diplomatëve iranian nga Shqipëria.
Advertisement