Pas disa orë kërkimesh, uniformat blu së bashku me disa ekipe vullnetare kanë mundur të lokalizojnë pas mesnatës 10 turistët e mbetur të bllokuar në Bogë. Policia u njoftua se një grup personash ishin bllokuar në zonën turistike të Bogës, teksa njëri prej tyre ishte lënduar.

Mësohet se i dëmtuar është Kledison Doci, i cili bëhet me dije se ka thyer këmbën. Pas lokalizimit nga policia është bërë i mundur dërgimi i tij në spitalin rajonal të Shkodrës.

Po ashtu në operacion janë përfshirë edhe ekipe vullnetare, si Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile së bashku me Shërbimin e Kërkim Shpëtimit Malor, të cilët kanë mundur t’i japin ndihmën e parë turistit të lënduar, si dhe personave të tjerë të bllokuar./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";