Pas dështimit të “puçit” nga ajri në Rinas, edhe Albin Kurti heq “traun” në Morinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas dështimit të “puçit” nga ajri në Rinas, edhe Albin Kurti heq “traun” në Morinë

Më pak se dy ditë pasi hyri në fuqi, Kosova ka anuluar vendimin për testimin e udhëtarëve në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi, ka njoftuar sot se testi PCR për shqiptarët që duan të futen në Kosovë, nuk do të kërkohet në vazhdim.

“Si në drejtim të Kosovës, ashtu edhe në drejtim të Shqipërisë për shtetasit Kosovës nuk do të ketë nevojë për teste ose PCR”, u shpreh ambasadori.

Vendimi i Albin Kurtit për mbylljen e kufirit, u pa si një lëvizje e tij për të penguar qytetarët e Kosovës të vaksinohen në Shqipëri, pas ofertës së bërë nga kryeministri Rama.

Advertisement

Albin Kurti me sa duket i frikësohej idesë së Edi Rama mund të përfitonte politikisht nga vaksinimi edhe i qytetarëve të Kosovës, ndaj dhe vendosi të mbyllë kufirin.

Pas dështimit të “puçit nga dy aleatët e tij Meta-Berisha në Rinas, për të bllokuar fluturimet, me sa duket edhe Kurti është “dorëzuar” dhe ka vendosur të hapë kufirin rrugor, për të lejuar lëvizjen normale të shqiptarëve këtej e andej kufirit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy