Pas atentatin në qytetin e Vlorës policia ka ‘blinduar’ Fierin duke kryer kontrolle të befasishme në rrugët e qytetit.
Uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar pjesën më të madhe të automjeteve në qarkullim e duke kontrolluar imtësisht mjetet, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët.
Nuk dihet nëse këto kontrolle vijnë pas ngjarjes së ndodhur në Vlorë, por ato kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve fierakë, ndërsa uniformat blu nuk kanë shmangur kontrollet fizike edhe në qendër të qytetit.
Mësohet se për verifikim janë shoqëruar në komisariatin e Fieri edhe disa automjete dhe drejtuesit e tyre. Prani e policisë është vënë re edhe në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit ndërkohë që patrullime ka në të gjithë qytetin.