Megaoperacioni i SPAK dhe Policisë së Shtetit ka çuar në pranga ish-shefin e Operacionales Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka, prokurorin e Kukësit, por edhe një anëtar i bandës së Bajrit.

 

Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni, Vizion Plus mëson se policia ka zbarkuar edhe në banesën e mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Ky i fundit prej më shumë se 1 vit rezulton i zhdukur. Mësohet gjithashtu se SPAK ka lëshuar një urdhër të dytë arrestimi për Martinajn pas atij të lëshuar më heret në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë forcat e shumta të policisë dhe agjentët e BKH kanë zhvilluar kontrolle në disa qytete të vendit si në Tiranë, Shkodër, Kukës etj. Burimet bëjnë me dije se janë sekuestrua armë dhe municione si dhe prova të tjera materiale.