Pas 32 viteve, Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi në SHBA. “Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder t’u shërbej dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësoj. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj” tha ai.
Më pas ai ka postuar në Facebook, fjalimin e mbajtur pak ditë më parë ku ka pasur disa reshta edhe për Kosovën.
“Unë gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti, për Kosovën. Në vitin 1999, fuqishëm e kam përkrahur ndërhyrjen e Administratës Clinton në Ballkan. Parandaluam gjenocidin. Që nga atëherë, kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë.
Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë shtete tjera të rëndësishme” tha Engel, i cili së fundi ishte kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.