Nisur nga incidenti në një prej zyrave elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Bledar Okshtuni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vlerësoi se zhvillimi i një procesi të qetë zgjedhor varet më së shumti nga sjellja e partive politike.
ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE
Advertisement
Udhëheqësit politik kanë shumë në dorë në këtë situatë. Nuk e di, se nuk mund të kem as pozitën institucionale për ta adresuar për atë çfarë do të them por është shumë e rëndësishme që ata të kenë vetëpërmbajtje. E kuptoj njeri është president, tjetri është kryeministër, tjetri është lideri i opozitës por jam i sigurtë se secili prej tyre e ka karatin e lidershipin që të kuptojnë që sa më afër zgjedhjeve aq më shpejt ata do të duhet të shfaqen në retorikën e tyre politike.
Katër ditë para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, identifikimi elektronik i zgjedhësve në disa qendra votimi, kryesisht në zona të thella të rrezikohet. Përcaktimi i personave që do të administrojnë këtë pajisje ku votuesi identifikohet përmes letërnjoftimit, pasaportës biometrike dhe shenjës së gishtit është ende i pa-përmbyllur.
ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE
Advertisement
Edhe mund të ekzistojë të paktën gjykuar nga ajo që ne kemi të dhënë deri më tani, që në disa prej qendrave të votimit, në zona votimi shumë të thella nuk ka aplikime, po përpiqemi që në ato zona ku nuk ka aplikime por në zonat afër tyre numri është më i madh të çojmë ata aplikantë si operatorë që vendbanimi i tyre afër zonave rurale ku nuk kemi patur aplikime. Janë pothuajse në të gjitha qarqet, mund të ketë nga dy deri në 10 qendra votimi.
Referuar zgjedhjeve ndër vite ku pengesë në nxjerrjen sa më shpejt të rezultatit të zgjedhjeve është bërë lodhja apo sëmurja e papritur e numëruesve të votave, Ilirjan Celibashi i kërkoi partive politike, të mos ushtrojnë presion mbi ta.
ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE
AdvertisementTë lodhen sa më pak edhe mos të urdhërohen të sëmuren dhe të lodhen. Puna është me stres dhe në fakt nuk duhet t’i paragjykojmë. Jam i sigurtë se nëse nuk do të jetë presioni i partive politike por edhe i kandidatëve, do të jenë aq të reklasuar sa procesin e numërimit të votave do ta bëjnë shumë mirë dhe në kohën e përcaktuar nga ligji.
Për Vlorën, Beratin, Korçën, Gjirokastrën, Elbasanin dhe Fierin, fletët e votimit janë depozituar në KQZ. Brenda të Martës dorëzohen edhe për qarqet e tjera.