Pas votimit në Parlamentin helen pro zgjerimit me 12 milje të Greqisë në ujërat e detit Jon, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Zëdhënësi i ministrisë Hami Aksoy tha se “Turqia ka të drejta dhe interesa jetësore në Detin Egje, ku prevalojnë rrethanat e veçanta gjeografike.

Qëndrimi i Turqisë që ujërat territoriale në Detin Egje nuk duhet të shtrihen në mënyrë të njëanshme duke kufizuar lirinë e lundrimit, si dhe qasjen në det të Turqisë apo vendeve të treta, njihet nga të gjitha palët.

Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtrirja e ujërave territoriale në Detin Jon nga Greqia, në 12 milje detare, arrin deri në Jug të Gadishullit Peliponezit dhe nuk prek Detin Egje në asnjë mënyrë”, theksoi ai.

Pas afro 6 vitesh Turqia dhe Greqia pritet të rinisin të hënën bisedimet eksploruese, që do të hyjnë në raundin e tyre të 61-të.

Gjatë debatit të zhvilluar sot në Kuvend, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përsëriti qëndrimin e tij se Greqia është në të drejtën e saj të zgjerojë ujërat e saj territorialë.

Me votën e 284 deputetëve, ligji jep dritën jeshile për zgjerimin e ujërave territoriale në Kretë dhe zona të tjera “në kohë dhe në kushte”, siç tha kryeministri, “që qeveria zgjedh“. Votën pro ligjit e dhanë edhe pesë parti opozitare duke dërguar, sipas vëzhguesve politikë, një mesazh të solidaritetit kombëtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";