Parku i Prespës ende në rrezik, luftë me flakët në disa zona të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parku i Prespës ende në rrezik, luftë me flakët në disa zona të vendit

Prej 7 ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Malin e Thatë dhe në Parkun Kombëtar të Prespës.

Prefekti i Korçës Nertil Jole tha se kjo e martë do të jetë ditë vendimtare, ndërsa 80 forca janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.

“Kemi organizuar punën me të gjitha strukturat operacionale në nivel qarku na janë ofruar si mbështetje edhe shërbimet e bashkive të tjera së bashku me detashmentin, agjencinë e zonave të mbrojtura, më shërbimin pyjor, strukturat e policisë etj. Jemi organizuar punën në mënyrë që të bëjmë përpjekjen e radhës, për të neutralizuar ku është mundësia mospërhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit duke shpresuar që në këtë mënyrë do të kufizojmë ecurinë e saj”, tha Jole.

Tashmë sipërfaqja e djegur jo vetëm është zgjeruar në brendësi të parkut kombëtar të Prespës, por ka kaluar në anën tjetër të Malit të Thatë mbi fshatin Peshkëpi të Bashkisë Pogradec duke rrezikuar djegien e sipërfaqeve të mëdha me bimësi të ulët.

Advertisement

Ndërkohë disa vatra zjarri janë riaktivizuar sërish në bashkinë e Selenicës edhe mbrëmjen e të hënës , por pas një punë intensive ato janë vënë nën kontroll mëngjesin e sotëm.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, rreziku për banesat është eliminuar, por situata po mbahet nën monitorim. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy