Një tjetër arritje historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Mundësi Islam Dudaev i ka siguruar vendit tonë medaljen e dytë të bronztë.

Mundësi çeçen që përfaqëson ngjyrat kuqezi triumfoi në finale përballë mundësit rus që përfaqëson Hungarinë, Ismail Musukaev, me rezultatin e ngushtë 13-12.

Dudaev ngjitet në podium si vend i tretë së bashku me mundësin nga Puerto Riko, Sebastian Rivera, ndërsa fitues i medaljes së artë u shpall japonezi Kotaro, që mundi në finale iranianin Amouzadkhalili.

Dudaev ishte i papërmbajtshëm duke kaluar menjëherë në avantazh 6-0. Hungarezi ngushtoi diferencat në 6-2, por mundësi kuqezi mori një tjetër 2 pikësh duke e dërguar rezultatin në 8-2, por një hungarezi mori një 2 pikësh duke i dërguar shifrat në 8-6 në fundin e periodës së parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një ditë më parë Chermen Valiev fitoi të bronztën në kategorinë 74 kilogramë duke sjellë edhe medaljen e parë për Shqipërinë. Lojërat e Parisit mbyllen në në mënyrën më të mirë të mundshme për vendin tonë./vizionplus.tv