Altin Lepuri është vënë në prangat e policisë pasi kultivoi së bashku me vëllain e tij të shpallur në kërkim, kanabis në fshatin Baz.

 

44-vjeçari ishte në kërkim më parë për një tjetër rast kultivimi të bimëve narkotike në vitin 2019.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkaq, vëllai i tij Artan Lepuri 36-vjeç është shpallur në kërkim nga policia.

 

Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin kanabis në një zonë të pyllëzuar Bazit, përkatësisht 100 rrënjë të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Altin Lepuri ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim për një rast kultivimi të bimëve narkotike në vitin 2019, nga të cilat i kanë mbetur pa vuajtur dhe 1 vit e 1 muaj burgim.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";