Policia ka zbuluar një parcela kanabisi në zonën e Niklës dhe Fushë-Krujës. Njoftohet se janë asgjësuar 1140 fidanë, të cilët ishin ndarë në kubikë me qëllim kultivimin.
“Kontrollet janë përqendruar në zonat e pyllëzuara të territoreve të Niklës dhe Fushë Krujës. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë dhe të hedhur në tokë së fundi, me qëllim kultivimin. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies”, thuhet në njoftim.
Advertisement
Policia nuk ka ende një autor të kanabisimit të këtyre zonave, ndërsa thekson se po punohet për identfikimin dhe vënien para drejtësisë së përgjegjësve.
Advertisement